“Inati me ka çuar këtu”, flet menaxheri i VIP-ave Xhani Demika: E ruaj shumë privatësinë…

I ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” në Neës 24 këtë të martë ishte Xhani Demika, menaxheri i VIP-ave! Xhani Demika është një prej menaxhereve më të pëlqyer të vipave në Shqipëri, Kosovë e mbarë Diasporë.

Marketing

Sekreti sipas tij është mbajtja e raporteve shoqërore të mira me të gjithë artistët. Xhani ka ndjekur për 12 vite sportin e atletikës për të cilin është vlerësuar me titull kampioni edhe nënkampioni si me të rriturit edhe me moshat e reja, nga ana tjetër është diplomuar tek Universiteti i Sporteve në Tiranë, por profesioni që po bën tani i ka ardhur krejt rastësisht. Xhani tregoi për herë të parë dhe ekskluzivisht në studio për familjen e tij të cilën nuk e ekspozon kurrë në rrjetet sociale.

Ai rrëfeu gjithashtu si e humbi babanë polic kur ai ishte në krye të detyrës, si u zhvendos nga qyteti i Korçës në Tiranë, me sa dhimbje e la sportin pasi nuk kishte para për ta vazhduar atë.

“Këtu ndihem shumë rehat, e pranova ftesën me kënaqësi, mua me njohin si ish atlet, por tani jam menaxher i VIP-ave. Profesionalisht jam rritur, eksperienca bën të vetën. Unë kam lindur në Tiranë, por jam shkëputur në Korçë. Kur kam qenë 7 vjeç babi im polic më është vrarë në krye të detyrës, po ai nuk është shpallur dëshmor i atdheut. Nuk e kuptoj përse ai kurrë nuk u shpall dëshmor i atdheut. U vranë dy policë në një ditë por vetëm njëri u bë dëshmor i atdheut. Ndoshta është kjo pjesa që gjithçka këtu funksionon me njohje dhe miqësi. Një pjesë të madhe e kam kaluar në Korçë fëmijërinë dhe adoleshencës në këtë qytet e kam kaluar. Kur isha i vogël isha kaq social, sa sot nuk flas më asnjë, shoqëria e vjetër që kam pasur nuk e kam, jam shkëputur ndoshta me dy ose tre persona mbaj lidhje. Në moshën 22 vjeçare unë e lashë sportin, nuk kisha para, nuk ia dilja dot në Tiranë. Kam qenë atlet elitar atëherë. I pari person që ka folur me mua kur erdha në Tiranë ishte e ëma e Kreta Koçit, unë isha i vogël, por ajo më dinte shumë më të madh në moshë kur isha në Korçë. Sportin e kam nisur kur isha 12 vjeç jam marrë edhe me akrobacira, më ka ardhur shumë keq që hoqa dorë nga sporti, isha 8 vjet me Kombëtaren.

Nuk e kam pranuar përreth 1 vit e gjysmë, me mbusheshin sytë me lot kur shkoja në stadium dhe shikoja fitimtarët. Ka qene ëndërr e babit kjo ishte peshëngritës, atij i doli brryli vendit, emri im është nga një shok i babit që quhej Xhani. Pastaj ndoqa universitetin e sporteve, do dëshiroja shumë të isha një pedagog fiskulture, kur mos të jem më në rrethin e artistëve, është me moshë dua tu hap rrugën të tjerëve, e mendoj që ka një moshë gjithçka. Unë e ruaj shumë privatcinë nuk e shfaq në rrjetet sociale, duke më parë mua që jam rrethuar me thashetheme, tani lë ta vuaj unë më përpara e përjetoja, nuk dua që ata të jenë pjesë e kësaj.

Kur isha i vogël unë gjithmonë kam qene me mamin dhe motrën ajo është më e vogël se mua nuk e kam thënë kurrë këtë, asnjë nuk e di deri më sot sa motra apo vëllezër kam unë , ja po e them ka një motër ajo është familjare. Inati më ka çuar këtu ku jam. Por gjithmonë kam qenë pozitiv. Nga shkolla as i mbaj mend fare shokët në fakt. Izolimin e kalova në Sarandë ka restorante ka ujin ka pamjen, nuk e ndërroj me asnjë vend tjetër.I bëj thirrje kryetarit të bashkisë së Sarandës të ma japi ndonjë hyrje. Unë këtë vit kam qene në Tongo është një ishull afër Korfuzit, këtë po e them për ju.

Në studio moderatorja Anila Çela i kishte përgatitur Xhanit një surprizë. Një kolazh nga miqtë e tij më të mirë: Paola, Nitti, Fjorentina, Dritoni dhe Nora dolën me video mesazhe në emision duke lënë jo pak të emocionuar Xhanin, menaxherin e VIP-ave. Miqtë që folën për Xhanin nuk nuk ishin të famshëm.

“Kjo ishte surprizë Anila, çfarë do pres tjetër nga ty? Po ndiej emocione si në gara. Unë Paolën e kam njohur kur meresha me sport, ndërsa Nitti është shoku im I ngushtë, unë kam inicialet e tij tatuazh, unë po flas për të për herë të parë, ata më presin në Gjermani, flasim gjatë gjithë kohës kështu indi miqësia ne jemi kthyer në vëllezër, nuk e di si e gjete kontaktin e tij. Kjo është Fjorentina që më ka shoqëruar, unë flas më të për gjithcka këtë e paska mbajtur sekret, i jam gjendur pranë Fjorentinës, kemi gjetur tipin e njëri tjetërit është shumë e shkathët dhe e çiltër, është xheloze e madhe. Ndërsa Dritoni është një mik nga Gjilani, ai fshihet pas Insagramit tim ai është përgjegjës për instagramin dhe rrjetet e mia sociale, bën shumë bamirësi unë jam natyre si ai, por ai qëndron i fshehur në rrjtet sociale. Dje isha në kishë të Lacit duke u kthyer me la goma e makinës 2.5 orë, kam ardhur me makinë tjetër jam ftohur pak, të më falësh. Kjo është Nora, është mikesha shumë e mirë, jam njohur në Sarandë, është positive dhe natyrë e dashur. Shumë nga miqtë nuk dalin në ekran nuk e di sesi kanë dalë për mua sot publikisht.

“Nuk është se më ka zhgënjyer një person person, unë jam natyrë që bëj shumë dhe gjendem, lë gjera mangut për veten, por merrem shumë, ka pasur njerëz që më kanë futr në sherr, konfliktohem shpejt, me të drejtë por e kam kapur shpejt situatën. Kurrë mos I përzieni shoqërirat, më vjen keq për gjërat që ndodhin, unë jam LIVE tani kam miq të tjerë i kërkoj falje nëse dikush është zhyënyer nga unë. Ndërkohë në studio erdhi dhe tatuatori Olsi Sejdi, i cili i ka realizuar një tatauzh të ri që simbolizon karmën.“Tek Olsi doja të hiqja një tatuazh në qafë e kisha që nga viti 1997 dhe doja ta hiqja, Olsi më sugjeroi të beja një tatuazh të ri. Kjo simbolizon karmën, paqen. E kam të personalizuar, unë kam 5 tatuazhe, njëri do hiqet tek Olsi. Unë do bëj tek Olsi gjithë krahun por nuk i duroj dot dhimbjet apo të zhgarravitem. Osë dua të bëj diçka tek këmbët. Të falenderoj shumë për këto surpriza gjithmonë ja kaloj mirë këtu Anila”,-tha Xhani menaxheri i VIP-ave në studion e “Rrugëtim me Anilën”.

Marketing