Një shkëmbim zjarri mes dy grupeve u zhvillua këtë pasdite në Gazi Babë. Jozyrtarisht, personat e armatosur qëlluan me armë automatike. Deri më tani, MPB thotë se ata nuk kanë asnjë informacion për rastin.

Nga atje, thonë se në spitalin Shën Naum Ohridski është dërguar një person i lënduar i raportuar nga ana e mjekëve.
“Nga stafi i mjekëve të spitalit Shën Naum Ohridski u raportua se një person i plagosur është sjellë rreth orës 15:45 “, thonë nga Ministria e Brendshme.

Pas shkëmbimit të zjarrit, po realizohet kontroll në rrugën Ordan Çopella, afër Parkut të Gazi Babës.