Gjjatë protestës së mbrëmshme kundër ndryshimeve kushtetuese është shmangur një incident mes organizatorëve- Lëvizjes Bojkotoj, dhe një pjesë të personave që kanë qenë prezent në protestë të cilët kanë tentuar të ngjiten në binë për të mbajtur fjalim.

Përfaqësuesit e Vëllazërisë Krishtere dhe Maqedonia e Vetme, mes të cilëve Janko Baçev, Zharko Ordanovski dhe Dragan Ugrinovski, dëshiruan të mbajnë fjalim por, sigurimi dhe një pjesë të organizatorëve nuk ju lejuan.