Incidente në protestën në Athinë

Incidente kanë ndodhur para Parlamentit grek gjatë protestës në Athinë të organizuar kundër Marrëveshjes së Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Një grup i personave të maskuar me flamuj grekë me siguri pjesëtarë të grupeve ekstreme të djathta kanë tentuar të depërtojnë kordonin e policisë afër Monumentit të ushtarit të panjohur para Parlamentit grek.

Ata, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, me gjësende, shishe dhe materiale piroteknike e kanë sulmuar policinë, e cila është përgjigjur me shok bomba dhe gaz lotsjellës. Drejt policisë janë hedhur edhe ngjyra.

Marketing