Incidenti në rrugën “Boemska” me Mickoskin, sigurohen incizimet, Prokuroria nis hetimin

Incidenti i disa ditëve më parë në rrugën Boemsak, ku kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, qëndronte ulur brenda një lokali me disa miq të tij e në kundërshtim me protokollet për objektet hotelerike ka aktivizuar prokurorinë për të vepruar ndaj tij. Zëvendësministrja e punëve të brendshme, Sllavjanka Petrovska, theksoi se edhe përkundër rezistencës fillimisht nga ana e pronarëve për të mos lejuar inspektorët të futen brenda lokalit, MPB ka siguruar video incizimet dhe se Prokuroria ka filluar hetimet për të identifikuar personat brenda lokalit.

Marketing

“MPB pas marrjes së denoncimit nga dëshmitarë ka urdhëruar zyrtarët e saj në vendin e ngjarjes. Pas arritjes së personit që është prezantuar si një nga pronarët e lokalit është hapur pjesa e katit të lartë, gjatë së cilës derisa inspektorët kanë kryer inspektim nuk janë takuar mysafirë, por ka pasur enë ushqimore dhe gota nga të cilat është lënë të kuptohet se në atë hapësirë është shfrytëzuar nga dikush. Duke marrë parasysh se ka dyshime se janë shkelur masat për mbrojtje, respektivisht vepra penale “mosrespektim i masave për mbrojtje nga pandemia” është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar konfiskimin e mjetit për regjistrimin e video kamerave për siguri të objektit. Pas urdhrit, pronari ka deklaruar se DVD-R është vjedhur, por që nuk mban mend se kur. Për këtë është njoftuar prokurori i cili në koordinim me gjykatësin ka dhënë urdhër për bastisje të objektit, nga ku edhe është gjetur mjeti dhe i njëjti është konfiskuar. Për momentin po kryhet ekspertizë, me qëllim që të vërtetohet prania e personave në objekt.”,- tha zëvendësministrja plotësusese në MPB, Slavjanka Petrovska.

Dyshimet e Prokurorisë bazohen në Kodin Penal, mbi dispozitat për shpërndarje të sëmundjes infektive dhe veprim në kundërshtim me masat shëndetësore. Për incidentin në fjalë u prononcua edhe vetë lideri i opozitës, Mickoski, i cili pranoi se ka qenë në lokal bashkë me miqtë e tij, por nuk ka pasur dijeni për protokollet, madje ai tha se është i gatshëm të paguajë dënim në formë të parasë.

Marketing