Indeksi i Demokracisë 2018: Maqedonia është në vendin e 78 nga 167 shtete

Maqedonia në Indeksin e Demokracisë për vitin 2018 të javores britanike “Ekonomist” është avancuar për 10 vende në krahasim me vitin e kaluar dhe gjendet në vendin e 78 me 5.87 pikë, në shkallë prej 0-10. Vendi gjendet në kategorinë “regjim hibrid”, i cili i përfshinë shtetet me pikë prej 4.06 deri në 5.98, njofton Portalb.mk.

Marketing

Në Indeksin e Demokracisë janë të përfshirë gjithsej 167 shtete, ndërkaq janë vlerësuar sipas 60 treguesve në pesë kategori – procesi zgjedhor dhe pluralizëm, funksioni i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura demokratike politike dhe liritë qytetare.

Sipas Indeksit të Demokracisë, vendet që kanë nga 0 deri në 4 pikë janë të vendosura në kategorinë “regjim autoritar”, vendet që kanë prej 4 deri në 6 pikë kategorizohen si “shtete hibride”, nga 6 deri në 8 pikë si “demokraci të pamjaftueshme”, derisa ata shtete që kanë pikë prej 8 deri në 10 kategorizohen si “plotësisht demokratike”.

Në kategorinë “regjim hibrid” nga vendet ballkanike janë Mali i Zi me 5.74 pikë në vendin 81, Bosnja dhe Hercegovina 4.98 pikë në vendin 1010, derisa Turqia është në vendin e 110 me 4.37 pikë.

Në kategorinë “demokraci të pamjaftueshme” janë Kroacia me 6.57 pikë dhe është në vendin e 60, Serbia ka 5.74 pikë, ndërkaq Sllovenia 7.5 pikë dhe është në vendin e 36.

Greqia është në vendin e 39 me 7.29 pikë, Bullgaria është në vendin e 46 me 7.03 pikë, ndërkaq Rumania në vendin e 66 me 6.38 pikë.

Në krye të listës, me më shumë pikë gjendet Norvegjia, me 9.87 pikë, e dyta është Islanda me 9.58 pikë, pastaj Suedia me 9.58, Zelanda e re me 9.2, ndërkaq Danimarka është në vendin e pestë me 9.22 pikë.

Në vendin e fundit të listës është Koreja e Veriut me 1.08 pikë, ndërkaq para saj është Siria me 1.43 pikë. Në kategorinë “regjime autoritare” në vendin e 165 është Republika Demokratike e Kongos me 1.49 pikë, ndërkaq më pas në vendin e 164 Republika e Afrikës Qendrore me 1.52 pikë.

Sipas Indeksit më të ri të Demokracisë, javorja ekonomike “Ekonomis” përfundon se demokracia në vitin 2018 nuk është zvogëluar.

“Vetëm 4.5% e njerëzve jetojnë në “demokraci të plotë”, por rezultati i përgjithshëm global në vitin 2018 ka ngelur stabil, për herë të parë pas tre viteve”, thekson “Ekonomist”.

Vetëm 42 shtete kanë pësuar rënie në krahasim me 89 shtete në vitin 2017, që është shenjë inkurajuese, pasi që 48 shtete e kanë përmirësuar indeksin e demokracisë së tyre.

“Ekonomist” thekson se në vitet e kaluara kërcënimet për demokracinë nëpër mbarë botën janë bërë më të dukshme – nga Pranvera Arabe, sundimi i liderit kinez, fitoret zgjedhore të populistëve me tendenca autoritare në Filipine, Brazil dhe Meksikë, deri te varrosja e institucioneve demokratike në Hungari, Turqi dhe Poloni.

Marketing