Indonezia, shteti i 69 i infektuar me koronavirus

Indonezia është shteti i fundit që u prek me koronavirus. Një nënë bashkë me vajzën e saj u testuan pozitiv me infeksion.

Marketing

Presidenti i shtetit konfirmoi se dy shtetaset e Indonezisë e morën virusin nga një mike japoneze e infektuar me virus në qytetin Xhakarta.

Nëna 64 vjeçare, së bashku me vajzën e saj 31 vjeçare u infektuan pasi kishin kontakt me një mike japoneze, duke e quar në 69 numrin e shteteve që u preken nga koronavirusi që shpërtheu muaj më parë në Kinë.

Kriza filloi në qytetin kinez, Wuhan në dhjetor. Numri i të infektuarve në gjithë botën ka shkuar në rreth 90.000 pacientë.

Ndërsa 3,000 kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Irani sot njoftoi se së paku 1.500 pacientë janë infektuar me koronavirus në këtë shtet, shkruan dailymail, raporton KosovaPress.

Bashkimi Evropian përmes Agjencia së Kontrollit deklaroi se është rritur numri i të pre kurve më këtë virusit që përbën shqetësim për të gjithë kontinentin.

Marketing