Infantino: Botërori 2022 do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka thënë se ndeshjet e Kupës së Botës në Katar në vitin 2022 mund të ndikojnë që të sjellin paqe në Lindjen e Mesme.

Marketing

Infantino ka propozuar që të rritet numri i pjesëmarrësve të kombëtareve nga 32 në 48, transmeton Gazeta Express.
Nëse ky ndryshim ndodhë, atëherë Infantino ka bërë të ditur se FIFA do të detyrohej t’ia ndante Katarit të drejtën e organizimit të turneut me vendet fqinje, për shkak se do të nevojitej hapësirë më e madhe.

Sipas tij futbolli mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve politike, pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahraini dhe Egjipti kanë zbatuar disa bllokada ekonomike ndaj Katarit.
“Ndoshta futbolli është rruga për të ndërtuar ura”, ka thënë Infantino.

Marketing