Infektohet me koronavirus këngëtari i njohur: Nxjerr foton me maskë oksigjeni nga spitali

Kantautori dhe këngëtari i njohur Kujtim Prodani është infektuar me koronavirus, ndërsa aktualisht ndodhet i shtruar tek “Shefqet Ndroqi.” Lajmin e ka bërë vetë ai të ditur, ndërsa ka postuar një foto në Facebook nga shtrati i spitalit COVID-19.

Marketing

Me maskën e oksigjenit në fytyrë, Prodani ka shkrepur një foto ndërsa lufton me sëmundjen. Bashkë me foton, kantautori shkruan: “Sa miq e të afërm na more, o flamë e keqe.”

Postimi i tij është shoqëruar me qindra komente nga njerëz që i urojnë shërim sa më të shpejtë.

https://www.facebook.com/kujtim.prodani/posts/3960397780646818