Informacion i rëndësishëm për udhëtarët që nesër kanë fluturime nga aeroporti i Shkupit

Për shkak të vizitës së Papa Françeskut nesër, udhëtarët të cilët nesër kanë fluturime në mëngjes nga aeroporti ndërkombëtar Shkup duhet të arrijnë në aeroport më së vonë në orën 7:00, sepse nga ora 7:30 deri në orën 09:00, rruga deri në aeroport do të jetë e mbyllur për qarkullim, kumtoi koncesioneri i aeroportit TAV Maqedoni.

Marketing

Udhëtarët të cilët kanë fluturime gjatë mbrëmjes, duhet të arrijnë më së voni deri në orën 15:30 sepse nga ora 16:15 rruga deri në aeroportin e Shkupit do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Detaje lidhur me regjimin e komunikacionit nga aeroporti deri në Shkup dhe ndryshime eventuale, janë të disponueshme në ueb faqen https://papa.mk/soobrakjaj/.

Tek transporti i rregullt me autobusë për udhëtarët e TAV Maqedoni, nga Shkupit deri në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe anasjelltas, me transportuesin zyrtar “Manora”, nesër orari kohor i linjave të autobusit nuk do të pësojë ndryshime, përveç linja e cila në orën 8:30 niset nga aeroporti drejt Shkupit do të niset gjysmë ore më vonë. Informacione dhe ndryshime eventuale të autobusit për udhëtarë nga dhe deri në aeroport janë të disponueshme në ueb faqen e Manora:https://www.manoragroup.com/en.

Marketing