EVN: Informacion për qytetarët që kanë paguar rrymën në “Eurostandard” dhe Postën e Maqedonisë

EVN Maqedoni i informon konsumatorët të cilët kanë kryer pagesë për energji elektrike të konsumuar përmes Eurostandard Banka dhe Postës së Maqedonisë më datë 12.08.2020, se e njejta nuk është regjistruar në sistemin e pagesës së kompanisë. Kjo rrjedh nga fakti se EVN akoma nuk disponon me informacion nga Eurostandard Banka dhe udhëheqësia e falimentimit në lidhje me pagesat që janë kryer në ditën e mbylljes së bankës.

Marketing

Në përputhje me njoftimin e Bankës Popullore pritet zgjidhje e shpejtë e gjendjes së këtillë, transakcionet do të realizohen së shpejti dhe nuk do të ketë nevojë që qytetarët t’i paguajnë faturat e njejta përsëri. Në ndërkohë, me qëllim të tejkalimit të kësaj situate e cila nuk ka ndodhur për faj të konsumatorëve e as EVN, i lusim të gjithë konsumatorët që kanë kryer pagesë për energji elektrike gjatë ditës në fjalë përmes Eurostandard dhe Bankës Postare, të na dërgojnë ekzemplar të pagesës në formë elektronike në [email protected]

Në këtë mënyrë, EVN do t’i marrë parasysh pagesat e parashtruara nga konsumatorët dhe të njejtit nuk do të jenë subjekt i ndërprerjes së furnizimit si rezultat i mungesës së informacionit nga banka. Në qoftë se konsumatorët nuk dërgojnë ekzemplarë pagese dhe në ndërkohë padrejtësisht ju ndërpritet furnizimi, pas parashtrimit të ekzemplarit të pagesës konsumatori do të lidhet sërish në rrjet pa kompensim të rilidhjes (pa kompensim vlen vetëm për ekzemplarët e pagesave të kryera më datë 12.08.2020).

Konsumatorët të cilët kanë borxh për energji elektrike të konsumuar, i rikujtojmë se edhe më tutje nuk mund të kryejnë pagesa për energji elektrike dhe shërbime të tjera të EVN nëpërmjet Postës së Maqedonisë. Megjithatë ekzistojnë alternativa të tjera si:

  • pagesë onlajn pa komision pagese, përmes faqes mk
  • pagesë pa para të gatshme, pa komision pagese, përmes terminaleve të EVN, të vendosura në Qendrat Energo të Konsumatorëve dhe Info Qendrën në QTQ
  • pagesë elektronike pa provizion
  • shfrytëzim të shërbimit debitim direkt
  • pagesë në të gjitha bankat tjera

Të gjithë opcionet e lartpërmendura janë të hapura, por për shkak të situatës me korona virusin, konsumatorët i inkurajojmë t’i shfrytëzojnë shërbimet e shumënumërta onlajn të EVN.