Informatë e rëndësishme për bujqit !!!!

Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimit rural informon bujqit se afati për dorëzimin e kërkesave për subvencione për vitin 2019 ka filluar dhe do të zgjasë deri më 30 maj.

Marketing

Në këtë periudhë do të dorëzohen kërkesa për pagesa direkte për prodhimtari bimore dhe të kopshtaris, vreshta dhe pemishte si dhe për prodhim blegtoral dhe atë për mbarështimin e bagëtisë, dele, dhi, bleta, derra, dhe kafshë të therrura në thertore.

Kërkesat dorzohen në mënyrë elektronike nga vet aplikantët. Nëse aplikantët kanë nevojë për ndihmë në krijimin e kërkesës elektronike, ata mund t’i drejtohen njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kërkesat për masat nga prodhimi bimor mund të dorëzohen në bazë të të dhënave të evidentuara për parcela të regjistruara në Regjistrin e vetëm të Fermave bujqësore dhe Sistemin e identifikimit të parcelave të tokës të evidentuara deri më 15 mars 2019.

Kërkesat për masat e blegtoris për bagëti, dele, dhi dhe bletët mud të paraqiten në bazë të të dhënave të regjistruara për kafshët në Regjistrin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve nga data e aplikimit.
Rikujtojmë bujqit para paraqitjes së kërkesës për të kontrolluar dhe nëse është e nevojshme të përditësohen të dhënat për gjendjen e kafshëve në stacionet veterinare që kanë kontraktuar.

Marketing