Iniciativa e Todor Petrovit për referendum të ri në rend dite në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik, njofton Portalb.mk.

Marketing

Pika e vetme e rendit të ditës në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve është iniciativa qytetare për mbledhjen e së paku 150.000 nënshkrimeve për shpalljen e referendumit shtesë për vendosjen e qytetarëve në tërë territorin e Maqedonisë, të dorëzuar nëpërmjet dorëzuesit të autorizuar, Todor Petrov.

Këtë iniciativë qytetare do ta shqyrtojnë edhe anëtarët e Komisionit Juridik – Ligjvënës.

Përndryshe, Todor Petrov është person i afërt me partinë opozitare VMRO-DPMNE. Ai u bë më i njohur me rastin kur organizata që e udhëheq ai dëshironte të vendos kryq në Butel të Shkupit, por pas protestave i njëjti nuk u vendos.

Marketing