Iniciativë qytetare në Gostivar, #TëNdihmojmëKamarierëtTonë”

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë në qytetin e Gostivarit. ” #TëNdihmojmëKamarierëtTonë”, tiullohet fushata e nxitur nga profesori universitar, Hasim Deari, përcjell Gostivari Sot

Marketing

“Të solidarizohemi!. Në këtë kohë emergjente, përveç që duhet të kujdesemi për vete duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shtetërore, gjithashtu detyra jonë duhet të jetë: #TëNdihmojmëNevojtarëtTonë,#TëNdihmojmëKafeteritëTonë#TëNdihmojmëKamarierëtTonë,#TëNdihmojmëBiznesetTona”, shprehet profesor Deari.

Në këtë frymë të solidariteti, shton ai, këtë muaj unë vendosa të donoj dy kafe në ditë (60 kafe në muaj) tek pronari i kafeterisë ku për çdo ditë pi kafe, me qëllim, që këto mjete t’ju ndahen kamarierëve të cilët për momentin nuk kanë asnjë lloj të hyre financiare.

“Solidarizohu edhe Ti, Ndihmo Nevojtarët, Kafeteritë, Kamarierët apo Biznesët të cilët Ti vlerëson se kanë nevojë! Bëhu edhe Ti pjesë e kësaj iniciative solidare! Shpërndaje veprimin tënd, altruizmi mbi të gjitha”, vijon Deari.

Siç duket, iniciativa ka marrë jehonë të madhe dhe po shpërndahen nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, kryesisht nga rajoni i Gostivarit.

“Ai na ka shërbyer me vite, sot ne duhet te shërbejmë atë për një apo dy muaj! Faleminderit për nismën Prof. Hasim“, shprehet aktivisti i shoqërisë civile, Pajtim Saiti. Sipas tij, çdo njëri mund të përkrah këtë iniciativë në formë vetanake. Mjafton të identifikoni me kënd dëshironi të solidarizoheni.

Komente të tilla kanë vërshuar rrjetet sociale, por iniciativa po nxitet edhe në qytete të tjera.

“Miq, si ju duket iniciativa e profesorit Hasim Deari ta aplikojmë edhe ne në Haraçinë, të ju ndihmojmë kamarierëve që na kanë shërbyer çdoherë e tani janë të izoluar dhe pa punë! Për mendimin tim do të ishte motiv për ata që ta përballojnë më lehtë këtë situatë”, shkruan Qamil Sulejmani nga Haraçina.

Marketing