INICIATIVË RAJONALE: “Mbjell një fidan, mos u bëj trung”

Nisma qytetare “Mbjell një fidan, mos u bëj trung”, më 26 dhe 27 tetor do ti bashkëngjiten iniciativës rajonale për mbjellje kolektive të fidanëve.

Marketing

Iniciativa u iniciua nga një grup kroatësh, të cilët masovikisht e përhapën idenë e tyre për një aksion të përbashkët të mbjelljes së fidanëve për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit, nxehjes globale dhe zjarreve në vend. Ky aktivitet është përtej çdo interesi vetjak, për herë të parë do të përfitojë planeti dhe të gjithë ne. Përpos Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë këtu janë kyçur Bosnja dhe Hercegovina si dhe Sllovenia.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tash janë paraqitur 1256 qytetarë, si dhe disa shkolla fillore dhe të mesme, kompani private, thonë nga iniciativa. Nga kjo iniciativë gjithashtu apelojnë që çdokush që ka mundësi të kontribuojë në formimin e një ekipi ose të bëhet donatorë i fidanëve. Fidanët mund të blihen nga NP Parqe dhe gjelbërime me të cilët do të organizohet ngjarje e veçantë për mbjelljen e fidanëve. Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të mbjellin fidanë në lagjet e tyre duhet të marrin leje nga institucionet kompetente me qëllim që të shmangemi nga mbjellja e paplanifikuar.

Ndërsa për iniciativa të cilët mund të kontaktohen në e-mail adresën [email protected] është e nevojshme që të bëhet kujdes ndaj bimëve duke i mirëmbajtur ato që të mos thahen, ndërsa apeluan që të paraqitet çdokush që ka mundësi të kontribuojë me qëllim të një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Marketing