Iniesta: Barcelona meriton më shum trofe

Legjenda e skuadrës së Barcelonës Andres Iniesta, duke folur për skuadrën e tij dhe për sukseset e saja ka thënë se këta meritojnë më shumë trofe. Ai ka folur edhe për atë se Barcelona mund apo nuk mund të fitojë Ligën e kampionëve.

Marketing

“E shoh atë si gjithmonë. Ambicioze dhe e gatshme për të fituar gjithçka. Ka raste kur rezulton të jetë më mirë ose më keq. Sa i përket përbërjes, ajo meriton më shumë Liga të kampionëve sesa i ka fituar. Sa i përket meritës, është e vërtetë se jemi pak larg. Këtë sezon të shkojmë një hap më përpara që na mungon në vitet e fundit”, ka thënë Iniesta.

Marketing