Iniesta: Ky futbollist do të ishte përforcim i madh për Barcelonën

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ka mbështetur mundësinë e rikthimit të Neymarit te klubi katalan.

Marketing

Ylli i Paris Saint-Germain spekulohet me rikthim në Camp Nou. Iniesta beson se ardhja e Neymarit do të ishte e dobishme për ekipin e trajnerit Ernesto Valverde.

“Bëhet fjalë për një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin e tij”, deklaroi Iniesta për “Mundo Deportivo”.

“Do të ishte një përforcim i madh për Barcelonën. Një tjetër gjë është nëse do të realizohet ose jo”, shtoi ai.

Iniesta po ashtu bëri lëvdata për Leo Messin i cili së fundmi fitoi për herë të gjashtë Topin e Artë.

“Ai vazhdon të thyejë rekorde. Është lajmi më i mirë për Barcelonën që vazhdon të luajë në nivele të larta”, theksoi Iniesta.

Marketing