Inspektohen punimet në shkollën fillore “Ibe Palikiqa” -Bojanë

Sekretari i komunës së Sarajit Sefi Shabani, udhëheqësi i sektorit të Arsimit Fari Rexhepi dhe inspektori komunal për shkollat fillore Rafiz Ameti sot kanë inspektuar punimet në shkollën fillore “Ibe Palikiqa” në fshatin Bojanë ku është bërë rregullimi i oborit të shkollës.
“Investojmë në të gjitha shkollat fillore në komunën tonë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Pas investimeve në sigurimin e pajisjeve mësimore, rregullimin e brendshëm të hapësirave, riparimin e tërësishëm të nyjeve sanitare, investuam edhe në rregullimin e oborit të shkollës në ” Ibe Palikuqa” në fshatin Bojanë ku gjithsej janë shtruar 550 metër katror pllaka bekatoni, theksoi Shabani.
Paralelishtë punohet në çdo objekt shkollorë me qëllim që fëmijët të kenë kushte më të mira mësimore.
Këtê vit gjithashtu është rregulluat edhe muri ne shkollën periferike “Dituria” në fshatin Gërçec, ndërtimi i këtij muri ishte një nevoj e kahmotshme sepse paraqiste rezik për nxënësit e këtij vendbanimi.
Me iniciativë të komunës së Sarajit dhe me ndihmën e shkollave pothuajse janë duke u rregulluar objektet e shkollave që nxënësit të kenë kushte bashkohore për mësim.
Gjithashtu shum shpejtë do të fillohet me instalimin e nxemjes qendrore në shkollën periferike “Drita” në fshatin Kopanic dhe shkollën fillore “Ibe Palikuqa” në fshatin Laskarc, procedurat e shpalljes publike kanë përfunduar tani më pritet që të fillohet procesi i instalimit të nxemjes qendrore.
Komuna e Sarajit edhe në të ardhmen do të vazhdon që të investoj ne të gjitha fushat që janë në të mirrë të qytetarve.

Marketing
Marketing