Sot në komunën e Sarajit u inspektuan punimet në ndërtimin e poliklinikës, e cila do të ketë veprimtari si mjekësi e përgjithshme, specialist të diagnostikës rentgen dhe laboratori.

Në prani të Ministrit të Shëndetësisë z. Venko Filipçe, Zëvendës Ministri z. Ilir Hasani dhe të gjithë të tjerët të pranishëm inspektuam punimet e poliklinikës – projekt shum i rëndësishëm për komunën tonë.

Projekti i Poliklinikës është shumë i rëndësishme për nevojat e komunës së Sarajit, ky projekt është rezulltat i bashkëpunimit të mirë në mes komunës së Sarajit edhe Ministris së Shëndetësis si dhe mendojm se me këtë dinamikë për një kohë të shkurtër do të përfundon i gjith ndërtimi dhe qytetarët e komunës së Sarajit do të mund ti kryejn shërbimet shëndetësore.

Falemenderoj Ministrin e Shëndetësis Z. Venko Filipçe dhe Zëvendës Ministrin z. Ilir Hasani për realizimin e këtij projekti deri në këtë fazë dhe shpresoj që për një kohë të shkurtër të përfundojmë projektin – theksoi kryetari Bexheti.

Janë rreth 45 mijë banorë të 24 vendbanimeve të cilët në këtë moment nuk kanë poliklinikë dhe as ambulancë afër shtëpive të tyre që të mund të sigurojnë shërbime shëndetësore – theksoi Ministri Venko Filipçe.

Ndërtimi i poliklinikës është projekt madhështor që përveç Komunës së Sarajit, është edhe në interes të komunave tjera.