Inspektorati mbylli një restorant në Vrutok

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se dje, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur një restorant në Vrutok të Gostivarit, për shkak se ka shkelur masat anti-Covid.

Marketing

Policia, gjatë kontrollit të tij, ka vërejtur se si në ora 22:20 restoranti ka qenë duke punuar ende dhe në të kanë qëndruar 13 klientë.

“Dje, 28.02.2021 rreth orës 22:20, nëpunësit policor të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin K.S. nga Vrutoku i Gostivarit, objekti
hotelierik i të cilit kishte qenë i hapur pas kohës së lejuar dhe në të kanë qenë të shërbyer 13 mysafirë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Ndërkaq thuhet se do të parashtrohen edhe kallëzime penale, për shkak të shkeljes së nenit 206 të Kodit Penal që parasheh “mosveprim në përputhje
me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.

Marketing