Inspektorë futen nëpër shitore te rruga e plastikave, arsyeja mos dhënia e llogarive fiskale

Inspektorë nga Drejtoria për të Ardhura Publike Shkup, po bëjnë kontrolle të vazhdueshme në shitoret që gjenden përreth rrugës së plastikave, përcjellë Zhurnal.

Marketing

Inspektorët kanë marë këtë aksion pas shumë denoncimeve nga qytetarë të ndryshëm për mos dhënien e llogarive fiskale nëpër këto shitore.

Siç njoftojnë nga DAP, kontrollet kanë kaluar pa probleme dhe pa kundërshtime nga shitësit.

Deri tani, DAP kontrolle ka kryer gjithashtu edhe në Dibër, Kërçovë, Ohër, Kumanovë, Dojran dhe qytete tjera.

Marketing