Inspektorët e DAP-it ia dorëzojnë urdhëresën për kontroll financiar Bokit 13 në burgun e Shutkës

Inspektorë të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) pasdite kanë qenë në sektorin e paraburgimit në burgun e Shutkës që të informojnë të akuzuarin e parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski se do të kryejnë kontroll financiar në Organizatën e tij joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare” dhe t’ia dorëzojnë urdhëresën.

Marketing

Urdhëresën për kontroll financiar patjetër ta merr personalisht Jovanovski i cili është person i autorizuar i Organizatës joqeveritare, ndërsa para së të hyjnë në burg nga DAP kanë kërkuar dhe marrë leje nga Gjykata penale e Shkupit. Inspektorët kanë lajmëruar Jovanovskin se nga e hëna do të marrin dokumentacionet e Aleancës ndërkombëtare që të fillojë kontrolli.

Kontrollin e gjithë personave fizik dhe juridik lidhur me rastin “Reket” të mërkurën në pres konferencë e ka paralajmëruar drejtorja e DAP-it, Sanja Lukarevska. Të gjitha firmat veçmë kanë marrë urdhëresë dhe nga e hëna do të fillojë marrja e dokumentacioneve.