Inspektorët në terren, dënime për të gjithë që nuk respektojnë vendimet

Gjashtë institucionet inspektuese në vend, për katër ditë, nga 10-22 mars, kanë kryer 11.358 inspektime. Inspektoriati shtetëor gjatë këtyre katër ditëve të fundit realizoi gjithsej 9.658, prej të cilave 21 objekte hotelerike në Shkup, Kumanovë, Manastirë, Koçan, Gostivar dhe Strugë i mbylli tërësisht.

Marketing

Ekipet inspektuese në terren kontrollojnë edhe rritjen eventuale të çmimit të produkteve dhe ilaçeve.

“Inspektorati i Tregut ka kryer edhe 869 inspektime për kontroll të ngrirjes së çmimeve. Është vërtetuar se disa tregtarë të shitjes me pakicë e kanë ndryshuar çmimin e disa produkteve. Subjektet janë detyruar t’i kthejnë çmimet që kanë qenë nga 11 marsi i këtij viti. Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor, ka kryer 111 inspektime dhe ka konstatuar se në përgjithësi respektohen masat qeveritare. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari realizoi 189 kontrolle, me çka konstatuan se në dy objekte një person po punon pa ekzaminime sanitare, në tre objekte ka vërejtje për gjendjen e përgjithshme higjienike. Në 9 mishtore tjera ruajtje joadekuate të mishit. 9 inspektime tjera janë realizuar edhe nga Agjencia për ilaçe ‘MALMED’” – tha Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska.

Linja telefonike 191 ku qytetarët denoncojnë rritjen e çmimeve, po funksionon. Kontrollet treguan se ka afaristë të cilët edhe përkundër vendimit për të rikthyer çmimin e vjetër të produkteve, ende nuk e kanë bërë të njejtën.

“Vazhdimisht kemi denoncimie në linjën telefonike 191 për rritjen e çmimit të produkteve elementare në disa vendbanime kryesisht në zonat e largëta . Sipas vendimit të marr më 18 mars, ekipet inspektuese veprojnë në terren dhe aty ku afristët nuk do të korigjojnë çmimet e tyre të rritura më herët, do të dënohen nga ana e inspektorëve” – deklaroi Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

Nga inspektoriatet thonë se nëse masat nuk zbatohen, nuk do të kursehet askush.

Marketing