Institucionet bëjnë thirrje për festim të qetë

Tradicionalisht natën e ndërrimit të moteve, ndodhin shumë prishje të rendit dhe qetësisë publike, si vozitja në gjendje të alkoolizuar që shpije deri tek aksidentet, përdorimi i mjeteve piroteknike që shkaktojnë prishje të qetësisë dhe lëndime tek qytetarët dhe aktivitete të ngjajshme.

Marketing

Institucionet kompetente janë deklaruar se janë në gjendje gatishmërie, për të vepruar në raste të këtilla.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apelon që nata të kalojë e qetë dhe pa incidente. Por, bënë të ditur se në rast se ndodh e kundërta personeli shëndetësor kujdestar do të jenë të gasthëm për të trajtuar pacientët.

“Rekomandimi im është që të mos vozisin veturën nëse konsumojnë alkool. Për më të rinjtë, të mos përdorin mjete piroteknike, sepse kemi qenë dëshmitar të një numri të madh të lëndimeve që janë shkaktuar si rezultat i aktiviteteve të tilla. Ne jemi tradicionalisht të gatshëm, kemi ndërmarr masa, trajtojmë numër më të madh të pacientëve, që vijnë zakonisht orët e para të 1 janarit, por dhe gjatë ditës.

Kështu që Qendra Klinike është e gatshme, shpresoj që do të jetë nata e qetë dhe të punësuarit shëndetësor që do të jenë kujdestar nuk do të kenë shumë punë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Apel për natë pa incidente bënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Ata kërkojnë nga qytetarët që maksimalisht të përmbahen në përdorimin e mjeteve piroteknike si dhe prishjet tjera të rendit dhe qetësisë publike, sepse në të kundërt do të pasojnë gjobat.

“Përdorimi i palejuar i mjeteve piroteknike është i dënueshëm me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtjen e materieve shpërthyese dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë. Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike ku prishet rendi dhe qetësia publike e qytetarëve është e dënueshme me gjobë prej 200 deri 500 euro”, thonë nga MPB.

Policia bënë apel deri te pjesëmarrësit e komunikacionit të jenë të vëmendshëm dhe në përpikëri t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të kenë pajisjet dimërore dhe të mos drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit.

Marketing