Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës do të realizojnë projekte të përbashkëta

“Në kuadër të takimeve ndërinstitucionale, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, vizitoi Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku u prit nga kreu i këtij institucioni, Hysni Matoshi, sekretari Sylë Kasumaj dhe albanologu Qemal Murati.

Marketing

Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi Institutin Albanologjik për organizimin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, punën e deritanishme, sfidat, pengesat dhe planet për të ardhmen.

Në takim palët janë pajtuar që të dy institucionet duhet të bashkëpunojnë dhe se kjo duhet të realizohet përmes nënshkrimit të një marrëveshje konkrete dypalëshe.

Drejtori Sela ka kërkuar mbështetje përmes përvojës së Institutit Albanologjik, sidomos në sferën e botimeve, konferencave, seminareve dhe përpilimit të fjalorëve terminologjik.

Njëkohësisht, Sela ftoi kreun e këtij Instituti që ta vizitojë Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, për të konkretizuar bashkëpunimin dypalësh.” – zyra për informim, Agjencia për zbatimin e Gjuhës