Instituti i Mjekësisë së punës me pamje të re dhe moderne

Përfundon me sukses faza e tretë e renovimit të Institutit i mjekësisë së punës i RMV.

Marketing

Instituti i Mjekësisë së punës në krye me drejtorin Alajdin Memedi fiton pamje krejtësisht të re dhe moderne. Në këtë fazë të renovimit është renovuar krejtësisht hyrja në institut, sportele moderne, renovim i tërësishëm i njësisë së alergologjisë, pjesës së administratës, kuzhinë e pajisur me mjete moderne dhe rikonstruim i tërësishëm i tavanit të institutit.

Pas investimeve në fasadën e jashtme dhe dritaret të objektit para dy viteve tash ky institut realizoi renovim të disa njësive të brendshme ku fitoi një pamje moderne me të cilën do i ofrohet shërbim më efikas pacientëve kurse për të punësuarit një ambient më i këndshëm i punës.

Drejtori i institutit z. Alajdin Memedi premton se së shpejti do të realizohet edhe faza përfundimtare e renovimit me të cilin i tërë objekti do merr pamje moderne si nga jashtë ashtu edhe brenda.

Sipas drejtorit në fjalë, modernizimi i objekteve shëndetësore mbetet prioritet i politikave qeveritare, qëllimi i të cilave është ofrimi i kushteve më të mira për pacientët.

Marketing