“Google” inaguroi sot në Paris laboratorin e tij të ri të kërkimit në fushën e inteligjencës artificiale, të shpallur në janar gjatë samitit “Choose France” ku ishin mbledhur kompanitë e mëdha botërore.

Laboratori parizian do të punësojë një bërthamë fikse prej rreth 20 studiuesish, të cilëve më pas do t’u bashkohen ekipe të ngarkuara me zhvillimin e aplikimeve të krijuara nga studiuesit parizianë.

Megjithatë “Google” nuk është i vetmi emër i madh i teknologjisë që investon në për inteligjencën artificiale në Francë.

Në fakt presidenti, Emmanuel Macron synon ta bëjë vendin një prej liderëve të sektorit.

evn