Intensifikohet blerja e duhanit në Komunën e Dollnenit

Sot në Komunën e Dollnenit për vizitë ishte z.Nefrus Çeliku, sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i cili së bashku me drejtorin e Agjencionit për nxitje të zhvillimit të bujqësisë z. Elgafar Jusufi dhe kryetarin e Komunës së Dollnenit z. Xhemil Qamili vizituan pikat grumbulluese të duhanit në fshatrat Debreshtë dhe Zhitoshë.

Marketing

Sipas z. Çelikut, deri tani në gjithë vendin janë blerë 16 milion kilogram duhan me çmim mesatar prej 210 denarë për kilogram, duhan i prodhuar gjatë vitit 2018. Poashtu, deri tani është paguar rreth 95 % e duhanit të blerë me vlerë prej 53 milion euro, që do të thotë, 53 milion euro të ardhura për familjet që merren me kultivimin e duhanit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të vazhdojë ti përkrahë kultivuesit e duhanit edhe në të ardhmen.

Procesi i blerjes së duhanit vazhdon me intensitet të njëjtë në të gjitha pikat e grumbullimit të Sokotab-it, Alijancë Uan, Seke, Kombinati i duhanit Prilep etj.

Marketing