Intensifikohet fushata për referendumin

Po intensifikohet fushata “Dil PËR Maqedoni evropiane” për referendumin e caktuar për më 30 shtator të koalicionit “Për Maqedoni të përbashkët” të cilin e përbëjnë 30 subjekte politike dhe qindra organizata të ndryshme. Fushata sot vazhdon në Manastir, informon pres qendra e Qeverisë. Fushata për referendumin dje vazhdoi me debate në Dojran dhe Vallandovë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme e vizitoi Tetovën.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev në tubimin në Vallandovë porositi se me referendumin në vitin 1991 e fituam, ndërsa me referendumin në vijim, më 30m shtator, duhet ta çimentojmë pavarësinë e Maqedonisë.

“Atëherë e fituam, ndërsa tani duhet ta sigurojmë të ardhmen e Maqedonisë me kërcim kuantik në BE dhe NATO përmes pranimit të marrëveshjes me Greqinë. Me këto dy marrëveshje tani kemi dorë të zgjatur nga të gjithë. Greqia fitoi erga omnes për emrin, ndërsa ne fituam identitet erga omnes. Patriotizëm i vërtetë është të sillet vendim i drejtë dhe të sigurohet shteti dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Prandaj jam i bindur se do të sjellim vendim të fuqishëm dhe se më 1 tetor kur do të zgjohemi do ta shohim shtetin të reshtuar në rrugë të drejtë”, tha Zaev.

Duke folur për marrëveshjen me Greqinë, në tubimin në Dojran kryeministri Zaev theksoi se mu këtu është vendi ku me fqinjët jugorë është arritur njohja e gjuhës maqedonase.
përmes marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë, theksoi, tashmë nuk kemi probleme me njohjen e vendit ton ë, popullit, identitetit dhe gjuhës.

“Fituam miq të cilët jam i bindur se do të na mbështesin fuqishëm në rrugën tonë dhe përcaktimin për Maqedoni evropiane. Integrimi ynë në BE dhe në NATO përmes pranimit të marrëveshjes me Greqinë është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe prandaj jam i bindur se më 30 shtator do të sjellim vendim të guximshëm”, potencoi Zaev në Dojran.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili fushatën për referendumin e filloi nga Tetova, porositi se nuk ka kurrfarë dyshimi se shumica e qytetarëve do të dlain dhe do të rrumbullakësojnë PO dhe shtoi se ai më 30 shtator me një rreth të fuqishëm dhe të madh do të rrumbullakësojë PËR.

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese në pajtim me marrëveshjen me Greqinë do të hyjnë në fuqi vetëm nëse ratifikohet marrëveshja edhe nga pala tjetër.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar osmani paralajmëroi se BDI më 10 shtator do ta fillojë fushatën për referendumin. Në suaza të saj, siç tha, qytetarëve do t’u sqarojnë sfidat para të cilave ndodhet vendi dhe përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE.