Inter dhe Atletico në garë për sulmuesin e Premierligës

Interi dhe Atletico Madridi janë futur në garë për ta transferuar sulmuesin e West Bromit, Salomon Rondon, raporton Sky Sports.
Rondon i ka shënuar 28 gola në 102 paraqitje për West Bromin në të gjitha garat që prej mbërritjes në klub më 2015.

Marketing

Sipas të gjitha gjasave ai do të shitet pas rënies së West Bromit nga Premierliga.

Edhe West Hami është i interesuar për të. Rondon ka klauzolë lirimi në vlerë 18 milionë euro.