Inter dhe Milan në garë për Xhakën

Dy skuadrat italiane Inter dhe Milan janë të vendosura fort në garën për të nënshkruar mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Marketing

Football Italia raporton se këto dy klube synojnë transferimin e kapitenit të Zvicrës gjatë janarit.

Xhaka pritet që të largohet nga Emirates Stadium pas përplasjes së tij publike me tifozët e klubit muajin e kaluar, çka rezultoi me heqjen e shiritit të kapitenit.

Ish mesfushori i Borussia Monechengladbach besohet se e dëshiron këtë, por që nuk është i interesuar në rikthimin në kampionatin gjerman.
Andaj në këtë situatë, gjithçka e shtyn atë në drejtim të Italisë.

Marketing