Dy skuadrat e ‘Qytetit të Modës’ janë një hap larg marrëveshjes për stadiumin e ri.

Mitiku ‘San Siro’ me shumë gjasë po kalon vitet e fundit, pasi Milan dhe Inter janë shumë afër dakordimit për planin e stadiumit të ri.

Skuadrat kanë zbuluar planin për stadiumin e ri me 60 mijë ulëse, duke iu dhënë fund spekulimeve për rinovimin e ‘San Siro’.

Thuhet se projekti për stadiumin e ri do të kushtojë rreth 576 milionë funte, dhe do të marrë rreth tri vite kohë.

‘Calcio Finanza’ raporton se dy gjigantët e Milanos janë takuar gjatë së premtës, dhe takimi ka qenë pozitiv dhe konstruktiv, duke bërë hapa përpara për ndërtimin e stadiumit.

Inter dhe AC kanë ndarë stadiumin ikonik ‘San Siro’, që nga viti 1947. Ai stadium ka kapacitet prej 75 mijë ulëseve.