Inter e vendos në shitje Eriksenin

MILAN, ITALY - FEBRUARY 27: Christian Eriksen of FC Internazionale gestures during the UEFA Europa League round of 32 second leg match between FC Internazionale and PFC Ludogorets Razgrad at Giuseppe Meazza Stadium on February 27, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli - UEFA/UEFA via Getty Images ) *** Local Caption *** Christian Eriksen

Inter thuhet se e kanë vendosur Christian Erisken në tregun e transferimeve, vetëm tetë muaj pas blerjes nga Tottenham Hotpsur.

Marketing

Sipas Calciomercato, danezi nuk është kërkuar asnjëherë nga Antonio Conte në radhë të parë, dhe nuk është pjesë e planeve të tij për të ardhmen.

Kjo ishte bërë e dukshme, pasi Eriksen ishte lënë në mënyrë të vazhdueshme në bankinë, duke iu dhënë mundësia vetëm si zëvendësues gjatë muajve të fundit.

Eriksen i kushtoi Interit 27.5 milionë euro kur e transferuan nga Tottenham gjatë afatit kalimtar të janarit, kështu që nëse largohet këtë verë, duhet t’u sjellë fitime Zikaltërve.

Ai mund të përdorët si shkëmbim te lojtarët që i përshtaten sistemit të Contes, megjithëse mediet në Itali raportojnë se nga shitja e tij Inter mund të fitojë deri në 50 milionë euro.

Marketing