Inter fiton me përmbysje ndaj Torinos

Interi është rikthyer në pozitën e dytë, pasi ka mposhtur Torinon në shtëpi me rezultat 3:1.

Marketing

Zikaltërit e gjetën veten në disavantazh pas pjesës së parë, falë një gafe portierit Samir Handanovic të cilën e shfrytëzoi Andrea Belotti (17’).

Por 45 minutëshi i dytë solli një Inter me një fytyrë ndryshe, duke shënuar tre gola.

Ashley Young (48’), Diego Godin (51’) dhe Lautaro Martinez (61’) realizuan në fitoren e skuadrës së Antonio Conte.

Interi rimerr pozitën e dytë me 68 pikë, aq sa ka edhe Lazio, teksa Torino vijon të luftojë për mbijetesë pasi tubon 34 pikë në vendin e 16.

Marketing