Inter fiton ndaj Juventus në gjykatë, Juventus humb titullin e Seria A

31 korrikun e vitit të kaluar, Juventus apeloi në Gjykatën Federale të Apelit për çështjen e vjetër midis tyre dhe Inter, atë të caktimit se kujt i takon kampionati i vitit 2006, kur ndodhi skandali i futbollit italian “Calciopoli”. Juventus në vitin 2006 e mbylli në vend të parë kampionatin por në Itali shpërtheu skandali më i madh i futbollit i quajtur “Calciopoli”, i cili përfshinte skuadra të mëdha si Milan dhe Juventus në shitje, blerje dhe fiksim ndeshjesh. Në atë kohë Federata Italiane vendos ta zbresi skuadrën kampione të atij viti Juventus, në kategoritë më poshtë dhe kështu kampionati i vitit 2006 i shkon Interit si ekipi pasardhës në renditje.

Marketing

Juventus bën kërkesën në Gjykatën Federale të Apelit, për rikthimin e titullit të vitit 2006 pasi skandali dhe provat nuk i takonin atij viti.

Siç raportohet nga Ansa, Gjykata Federale e Apelit ka refuzuar ankesën e Juventus të bërë gjatë korrikut të vitit të kaluar  me arsyetimin se kërkesës i mungonin parakushtet ligjore për revokimin e kampionatit të vitit 2006. Kështu Juventus vazhdon të ketë në historinë e saj 35 tituj kampion të Seria A.

Marketing