Inter – Ludogrets luhet pa tifozë

Ndeshja e Inter kundër Ludogrets në kuadër të raundit të 32 më të mirave në Ligën e Evropës do të luhet me dyer të mbyllura, ka njoftuar UEFA.

Marketing

Dukej gjithnjë e më shumë e mundshme që ndeshja të luhej pa asnjë tifoz për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit në veri të Italisë.

Takimi i Interit kundër Sampdoria, që do të luhej mbrëmë, u shty për shkak të virusit.

Gjatë gjithë ditës së sotme besohej se loja e Nerazzurri kundër Ludogrets të enjten do të luhej pa tifozë
Kjo tani ka ndodhur, pasi UEFA ka njoftuar se loja do të luhet në një San Siro të zbrazët.

Loja do të fillojë në orën 21:00 të enjten, me Inter që është në avantazh 2-0 nga ndeshja e parë.

Marketing