Inter ka vazhduar me rezultatet pozitive duke mposhtur Genoan.

“Neurazzurët” fituan me rezultat bindës 3 – 0 dhe tani shihen si kandidati kryesor për titullin e Seria A.

Së pari, ishte sulmuesi Romelu Lukaku që qysh pas 30 sekondave pranoi një asistim të bukur nga Lautaro Martinez dhe zhbllokoi rezultatin.

Për golin e dytë, u përkujdes mbrojtësi Darmian, derisa belgu ishte asistues (69′).

Fitoren e Interit e vulosi sulmuesi i sapo inkuadruar Alexis Sanchez, që realizoi me kokë (80’).

Me këtë fitore, Inter mban distancën në kreun e Seria A me 56 pikë, shtatë më shumë se Milan, ndërsa Genoa renditët në pozitën e 13-të me 26 sosh.