Inter – Vidal, mungon vetëm zyrtarizimi

Njeriu i 11 kampionateve të fituara në karrierën e tij është gati të zbresë në Appiano. Bëhet fjalë për mesfushorin Arturo Vidal.

Marketing

Pas 3 triumfeve në Kili me Colo Colo, 4 në Serinë A me Juventusin, 3 në Bundesligë me Bayernin dhe festës së një titulli të La Ligas me Barcelonën, ​​dëshiron të konfirmojë reputacionin e tij si një “fitues serial” edhe me fanellën e Interit.

Këtë herë nuk do të ketë surpriza ose vonesa. Nesër do të përcaktohen detajet përfundimtare, por transferimi i Arturo Vidalit tek Interi mund të konsiderohet i kryer.

Siç dëshmoi përmes një historie në Instagram, kiliani qëndroi në shtëpinë e tij në Barcelonë, por vendimi i klubit katalan për ta lënë jashtë skuadrës për miqësoren e pasdites kundër Nastic de Tarragona, tregon që pjesët e kuadrit po plotësohen. Enigmës po i vjen fundi, Vidal do të rikthehet në Serinë A.

Marketing