Interesim i dobët i personave të infektuar për të votuar

Afati për paraqitje në KSHZ i personave pozitiv me Covid-19 për të votuar, skadon sonte. Interesimi i të prekurve me koronavirus për ta dhënë votën është shumë i ulët.

Marketing

Nga 5000 personat që janë në vetizolim e 3492 të infektuarve me Covid-19, për të votuar me 13 korrik, deri dje janë paraqitur vetëm 137 pacientë.

“Deri ditën e djeshme domethënë persona që janë të infektuar me test pozitiv të Covid-19 dhe personat që janë në izolim është 137 ndërsa, të sëmurit numri është 3138. Numri se sa do të jetë nuk mund ta dimë afati është deri sot në orën 24”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Përndryshe nga këshillat e veçantë zgjedhorë, që janë formuar, për t’i mundësuar të prekurve me Covid-19, të realizojnë të drejtën e votës, janë tërhequr 80 punonjës shëndetësorë, prej 300ve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se bëhet fjalë për infermiere dhe mjekë që kanë sëmundje kronike. Nga KSHZ thanë se tani për tani u mjafton ky numër i punonjësve shëndetësorë.

“KSHZ bën selektimin e mjekëve. Kam njohuri për shumë pak punonjës shëndetësor, mbi gjitha bëhet fjalë pë rata që kanë sëmundje kronike. Ata me dokumentacion mjeksor të duhur, mund të tërhiqen dhe mendoj se është korrekte. Bëhet fjalë për tre punonjës shëndetësor në çdo komunë, mund të nëhet seleksionim i mirë”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

KSHZ realizoi një simulim në një objekt shkollor, se si duhet qytetarët të votojnë me datë 15 korrik, apo të mërkurën. Fillimisht hyet me maskë, votuesi dezinfektohet, mban distancë gjatë pritjes së radhës dhe maska hiqet vetëm në momentin kur anëtarët e Këshillit komunal zgjedhor e identifikojnë.

Marketing