Interesim i madh në konferencën kundër korrupsionit, fjalë rasti do të ketë edhe kryeministri Zaev

Nëse më herët korrupsioni nuk mundeshte as që të mendohet, tash për të po flitet dhe diskutohet, me zë dhë në mënyrë të ashpërtë. Një ditë para mbajtjes së konferencës “Për një shoqëri të çliruar nga korrupsioni”, (e enjte, 6 dhjetor, Hotel Park, ora 13 e 30), organizatorët Qendra për Liri Civil dhe “Zelena Lupa”, e informojnë opinionin se interesi për këtë ngjarje është jashtëzakonisht e madhe, duke pasur parasyshse sa i ngjeshur është kalandari i ngjarjeve në këtë periudhë të vitit.

Marketing

Folës i parë në këtë konferencë do të jetë zëvëndës ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski i cili pritet që ti prezentojë veprimet qeveritare të parapara me ligjin e ri për anti-korrupsion. Ndërsa, Rozeta Trajan, eksperte me përvojë të madhe dhe sekeretare e përgjithshme e Sekretarijatit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit do të flas për përvojat në luftën kundër korrupsionit, informon Zhurnal.

Do të flas edhe ekspertja për të drejtat e njeriut, profesoresha Mirjana Najçevska, si dhe Vane Cvetanovski , kryetar i Shoqatës “Zelana Lupa”, ish-drejtor i Agjencisë për parandalimin e korrupsionit dhe pastrimin e parave, i cili më vonë ka qenë i akuzuar në procesisin gjyqësor “Kodoshët”. Këtë konferencë do ta drejtojë Xhabir Deralla, kryetar i Qendrës për Liri “Civil”, i cili do të flas për korrupsionin në proceset zgjedhore, si dhe për kulturë politike të shoqërisë së korruptuar.

Kjo konferencë do të jetë një mundësi e rrallë që në një vend të mblidhen zyrtarët më të lartë të Qeverisë, ekspertët, institucionet dhe organizatat jo-qeveritare dhe të shkëmbejnë qëndrime për temën më të rëndësishme në vend dhe botë – korrupsionin.

Në këtë konferencë pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Marketing