Interesim i madh për vaksinim, dje janë aplikuar rreth 15 mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 14.976 persona kundër Covid-19,prej të cilëve 13,976 kanë marrë dozën e parë.

Marketing

Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 160.425 vaksina, prej të cilave 24.851 janë imunizuar duke e marrë edhe dozën e dytë. Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona.

Ndërkaq në platformën online janë paraqitur 318.793 persona të interesuar për vaksinim kundër koronavirusit.

Marketing