Interi arrin marrëveshje me Eriksen

Gazeta daneze Ekstra Bladet raporton që Interi është shumë afër për të arritur marrëveshje me mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen për 20 milionë euro.

Marketing

Ata kanë insistuar për të arritur një marrëveshje dhe Inter ka arritur ta ulë çmimin sa kërkonte pronari i Spurs, 30 milionë euro për mesfushorin.

Duket se oferta për 20 milionë euro e ka bindur kryetarin e Spurs, Daniel Levy që ta lejojë largimin e lojtarit këtë muaj, pasi që ai do të jetë lojtarë i lirë në qershor.
Media daneze raporton se ishte insistimi i trajnerit të Interit, Antonio Conte i cili ka shtyrë përpara klubin e tij për ta marrë Eriksenin në mënyrë që skuadra nga qyteti i Milan ta ruajë kreun e tabelës.