Interi dhe Barca ndahen në paqe

Interi dhe Barcelona kanë ndarë pikët në ndeshjen derbi të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Ndeshja e zhvilluar në ‘San Siro’ e vlefshme për grupin B ka përfunduar 1:1.

Barcelona edhe në këtë ndeshje u paraqit pa Lionel Messin, por skuadrës së Ernesto Valverdes kjo nuk i pengoi për të marrë një pikë nga udhëtimi në Milano.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte Malcom që në minutën e 83’ kaloi në epërsi Barcelonën, pas një asistimi të pranuar nga Coutinho.

Nuk vonoi shumë dhe goli i barazimit për Interin erdhi, me kapitenin Mauro Icardi që shënoi në minutën e 87’, për 1:1.

Edhe pas këtij barazimi Barcelona mbetet lidere e grupit me 10 pikë, ku ndiqet nga Interi me 7 pikë, Tottenhami 4 dhe PSV 1 pikë.

Marketing