Interi fiton derbin italian kundër Juventusit

Interi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Juventusit.

Marketing

“Neurazzurët” arritën të fitojnë me rezultat 2 – 0.

Me nga një gol në secilën pjesë, vendasit arkëtuan pikët e plota në “Giuseppe Meazza”.

Ishte mesfushori Arturo Vidal që pas harkimit të bukur nga Nicolo Barella zhbllokoi shifrat (12′), rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishte vetë Barella që shënoi supergol për të vulosur fitoren (52′).

Me këtë fitore, Interi mban pozitën e dytë me 40 pikë, aq sa ka edhe AC Milan në krye, derisa Juventusi renditët në pozitën e pestë me 33 pikë, por ka një ndeshje me pak të zhvilluar.

Marketing