Skuadra e Interit ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme 2:3 në udhëtim te Borusia Mynshenglladbahu, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje në Ligën e Kampionëve. Për skuadrën e Antonio Konte, opsioni i vetëm përballë gjermanëve ishte fitorja, dhe me jo pak vuajtje, arritëm qëllimin, me Romelu Lukakun që shënoi dy gola. Një gol i Matteo Darmian në minutën e 17′, i dha epërsinë 0-1 Interit.

Vendasit u rikthyen në lojë, duke shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, përmes Alassane Plea. Interin në dorë në pjesën e dytë e mori Romelu Lukaku, me dy gola të shënuara, në minutat 64′ dhe 73′. Mynshenglladbahu nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të ngushtoi në 2:3 epërsinë, kur Plea shënoi sërish (76′). Por, deri në fund të ndeshjes, ky rezultat nuk ndryshoi, me Interin që mori një fitore shumë të rëndësishme. Në xhiron e ardhshme Inter pret Shakhtarin, ndërsa Mynshengladbahu udhëton te Real Madrid.