Interi në çerekfinale, kalon lehtësisht Cagliarin

Interi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Zikaltërit kanë mposhtur lehtësisht Cagliarin me rezultat 4-1 në ndeshjen e fazës së 1/8.

Marketing

Golat për Interin i shënuan dy Lukaku (1′ dhe 49′), Valero (22′) dhe Ranocchia (81′).
Golin e vetëm për Cagliarin e shënoi Oliva në minutën e 73-të të ndeshjes.

Në fazën tjetër, Interi do të takohet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Fiorentina.