Interi pret Parmën, Juvja në Lecce pa Ronaldon, derbi i Italisë në distancë

Dy humbjet me Barcelonën dhe Juventusin u harruan shpejt dhe Interi i Contes bëri shpejt korrigjimet e duhura për t’u ringritur. Dy disfatat e pësuara në harkun e vetëm katër ditëve u shoqëruan pas ndeshjeve përfaqësuese nga dy fitoret ndaj Sassuolos dhe Borussias së Dortmundit, falë të cilave “zikaltrit” hynë në ritmin e tyre të zakonshëm, për të përmirësuar ndjeshëm pozitat si në kampionat ashtu edhe në Champions.

Marketing

Në këto dy aktivitete, siç dihet, kryesojnë Juvja me Barçën, e praktikisht këto janë edhe skuadrat e vetme që ia kanë dalë mbanë për të mposhtur ekipin e ndërtuar nga 50-vjeçari italian, ndërsa kurioz është fakti që barazimin e vetëm në dy muajt e këtij sezoni të ri “zikaltrit” e kanë regjistruar në shtëpi me Slavian e Pragës. Aspak keq, si fillim, për trajnerin puljez, që ka rikthyer besimin në radhët e drejtuesve, futbollistëve dhe përkrahësve të zjarrtë që ka klubi, sidoqoftë takimi i radhës luhet përsëri në “San Siro”, në orën 18:00, ku vendasit do të përballen me ekipin e Parmës, kundërshtar që e ka frenuar Interin tri herë radhazi, në tre vizitat e fundit në Lombardi.

Në letër vendasit nuk duhet të kenë probleme, duke patur parasysh që skuadra “dukale” nuk ka arritur të gjejë dot as rrjetën në dy sfidat e fundit në Serie A larg stadiumit “Tardini”, me SPAL-in dhe Lazion, gjithsesi janë tri pikë të domosdoshme për vendasit, që janë të shtrënguar për të luajtur tri ndeshjet e radhës larg Milanos.

Në kalendar ekipi i Antonio Contes do të matë forcat jashtë me Brescia-n, Bologna-n dhe Borussian e Dortmundit, për më tepër në harkun e vetëm 8 ditëve, sidoqoftë dueli me verdhezinjtë është pikërisht takimi më i rëndësishëm, që pa dyshim do të përcaktojë shumë sa i përket sezonit 2019-20.

Diku 50-vjeçari puljez do të duhet të bëjë ndryshime, për të alternuar futbollistët, megjithatë për momentin Conte përveç kilianit Alexis Sanchez, që pritet të qëndrojë larg fushave për afërsisht dy muaj e gjysmë, nuk ka në dispozicion gjithashtu edhe emra të tillë si Sensi, D’Ambrosio, Vecino dhe Ranochia, lojtarë të cilët gjithsesi pritet të riaftësohen në kohë për duelin në Westfalen me “verdhezinjtë” e Dortmundit.

Në krahun tjetër Parma ka zhvilluar ndeshje të mira në Milano dhe mbi të gjitha me trajnerin Roberto D’Aversa ekipi u katapultua nga Serie C drejt e në elitën e futbollit italian të klubeve, ndërsa edicionin e kaluar verdheblutë nuk vuajtën fare, por e garantuan qëndrimin në Serinë A kohë përpara se të përfundonte sezoni.

Sot në orën 15:00, fillon kur kampionët në fuqi të Juventusit do të përballen në Puglia, në stadiumin “Via del Mare” me Lecen e Liveranit.

Në mbrëmje, në orën 20:45, në stadiumin “Luigi Ferraris” do të zhvillohet takimi Genoa – Brescia, sfidë e rëndësishme ndërmjet dy skuadrave që pozicionohen në shkallët e fundit të klasifikimit. Në “Marassi” kuqeblutë kanë fituar 3-0 dy përballjet e fundit ndërmjet tyre, megjithëse për hir të së vërtetës ky duel i rikthehet Serisë A pas një mungese 8-vjeçare, sidoqoftë do të jetë ndeshja e debutimit në stol për ish-mesfushorin e klubit ligur, Thiago Motta, që mori në duar timonin vetëm disa ditë më parë, pas shkarkimit të Aurelio Andreazoli-t.

Në mbrëmje, në stadiumin “Wanda Metropolitano” do të luhet ndeshja Atletico Madrid – Athletic Bilbao, me dy skuadrat që ndahen nga vetëm 3 pikë në shkallët e sipërme të tabelës së kampionatit spanjoll, gjithsesi “Los Colchoneros” e kanë si talisman ekipin bask, teksa me Simeonen në drejtim kanë fituar 8 nga 9 sfidat e fundit në Madrid.

Në Le Championnat, në orën 20:00, luhet ndeshja Lyon – Metz, me dy klubet që pozicionohen në pesë vendet e fundit të kampionatit francez, ndërsa në Angli me kureshtje pritet dueli i orës 18:30, kur në “Turf Moor” do të përplasen Burnley me Chelsea-n.

Bundesliga, në orën 15:30, ofron sfidën Freiburg – Leipzig, ndërsa në orën 18:30 ndeshjen Leverkuzen – Verder,