Interi rigjen rrugën e fitores, por e bën veten të vuajë kundër Sassuolos

Interi e ka rigjetur rrugën e fitores duke e mposhtur 4:3 Sassuolon dhe duke e vazhduar presionin ndaj liderit të Serie A, Juventusit – por e bëri veten të vuajë kah fundi duke i pranuar dy gola të vonshëm të dielën në mesditë.

Zikaltrit po vinin nga dy humbje radhazi dhe të parat këtë sezon – kundër Juventusit në ligë dhe ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve – dhe e arritën triumfin në Mapei Stadium falë dyshes sulmuese Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez që shënuan nga dy herë secili, raporton Gazeta Express.
Interi për pak sa nuk e lëshoi nga dora një epërsi të thellë, por ia doli të mbahej në fund edhe pse vendasit ia futen frikën në palcë.

Zikaltrit tani grumbullojnë 21 pikë në vendin e dytë, një më pak se Juventusit në krye të renditjes.
Skuadra nga Milano pati një fillim të furishëm të takimit, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, kur Martinez shënoi një gol të bukur.
Dominoco Berardi e barazoi për herë të parë rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar gol individual me të djathtë pas një çereku lojë.

Lukaku e ktheu epërsinë e mysafirëve në minutën e 38-të, pas një superpasimi nga Stefan de Vrij, para se ta dyfishonte atë nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë.
Njëzet minuta para fundit, Martinez e thëlloi epërsinë e Interit, duke shënuar nga penalltia e dytë për zikaltrit në këtë ndeshje.

Antonio Conte i bëri dy zëvendësime menjëherë, duke u ndier komod me rezultatin 4:1 në favor të tij.
Por, Sassuolo nuk tregoi shenja dorëzimi dhe luftoi për t’u kthyer në lojë. Në minutën e 74-të, Filip Djuricic shënoi për një aksioni të rrjedhshëm.

Tetë minuta para fundit, Jeremie Boga me një gol fantastik individual e realizoi golin e tretë të vendasve, duke e ulur në vetëm një gol epërsinë e Interit.

Megjithatë, Interi ia foli të mbahej në dhjetë minutat e fundit dhe mori tri pikë të vështira që dukeshin shumë të lehta një njerëz minuta para fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/

evn