Interi synon ta mbajë rekordin e përsosur në Serie A

Interi do të tentojë të përfitojë nga gabimi i Juventusit – që u ndal me barazim sot nga Fiorentina – në ndeshjen e sotshme kundër Udineses, kur e ka mundësinë ta marrë kreun e Serisë A.

Marketing

Skuadra e Antonio Contes do të përballet sot në orën 20:45 me Udinesen në stadiumin San Siro, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të sezonit të ri të Serisë A, raporton Gazeta Express.

Conte e ka skuadrën e plotë për këtë ndeshje, pas pushimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, përfshirë këtu edhe Diego Godinin e Stefan De Vrijin, që kishin qenë të lënduar. Alexis Sanchez gjithashtu mund të debutojë sonte për zikaltrit në San Siro, pasi që është në stol.

Interi ka rekord mjaft të mirë kundër Udineses, duke arritur ta mbajë portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit kundër këtij klubi.

Marketing