“Interi tregoi se është skuadër e fortë sa Juventusi, por…”

Joao Miranda ka deklaruar se Interi ka treguar se është skuadra e fortë sa Juventusi, por që është dashur të tregohet më konkrete në shfrytëzimin e mundësive.

Marketing

Juventus e ka fituar derbin e javës në Serie A të zhvilluar ditën e premte në ‘Allianz Stadium’, me golin e shënuar nga Mario Mandzukic në pjesën e dytë.

“Është një humbje e rëndë sepse kemi pasur një pjesë të parë të mirë dhe kemi humbur disa mundësi të mira”, ka deklaruar Miranda,.

“Juventusi është një skuadër e madhe dhe kanë bërë më shumë te mundësitë për të shënuar. Diferenca ishte se Juventusi e shfrytëzoi mundësinë që kishte, ndërsa ne jo”.

“Sidoqoftë, ne kemi treguar se Interi është skuadër e fortë sa Juventusi, por vetëm që duhet t’i shfrytëzojmë më mirë mundësitë tona”.